Mërgimtari kosovar që priti 10 orë në kufirin e Kroacisë: Nuk është normale, nuk ka banjo
Shumë mërgimtarë kosovarë ja kanë mësyrë vendlindjes gjatë kësaj fundjave.
Për shkak të vonesave nëpër pikat kufitare të shteteve të ndryshme, ata po detyrohen të presin deri në 10 orë.
Njëri nga ata që ka pritur mbi 10 orë në pikë kufitare Slloveni-Kroaci është Naser Malili, i cili për “Euronews” e quajti jo normale këtë gjendje.
“Ne kemi pritur dhjetë orë. Nuk është normale. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Unë kam udhëtuar në këtë rrugë për 30 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhjetë orë? Fëmijët e mi janë këtu, familjet, të gjithë janë me familjet e tyre. Nuk ka banjo. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë po bëjnë këtu në kufirin kroat”, u shprehë ai./Indeksonline/