08-05-2024

Sulmohen fizikishtë tre infermierë të Shërbimit të Urgjencës në Prizren

Sonte rreth orës 22:00, janë sulmuar fizikishtë tre infermierë të Repartit të Urgjencës në Prizren, nga tre persona të tjerë, njofton për TV Prizreni shefi i këtij Shërbimi, dr. Gylxhan Hasani.

Sipas tij, stafi kujdestar i Shërbimit pasi njërit nga këta personat i kishte thënë që për shërbimin që ata kërkonin të drejtoheshin në një institucion përkatës pasi që në këtë Shërbimin e Urgjencës nuk kishin nevojë për tretmanin që kërkonin, ata më pas iu vërsulen infermierëve duke i goditur dhe rrahur fizikishtë në vendin e tyre të punës.

Fatmirësishtë, në momentin e këtij incidenti në rrugën “Tirana” ku ndodhet objekti i Urgjencës, ishte duke lëvizur një automjet i Njësisë Speciale të Policisë, këta të fundit kishin intervenuar duke arrestuar personat që kishin sulmuar infermierët, njoftoi më tej përgjegjësi Hasani.

Ai thotë se nga ky incident kanë pësuar lëndime trupore tre infermierë, të cilëve iu është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Ai dënon këtë akt të shëmtuar, dhe apelon tek institucionet përkatëse që të vihen në mbrojtje të personelit shëndetësor në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.