Mërgimtari Muhamet Bytyçi ndihmon edhe 20 familje të Malishevës
Në prag të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, si dhe në prag të festës së Bajramit të madh, mërgimtari Muhamet Bytyçi nga Shkoza e Malishevës, që jeton dhe punon në Gjermani, përsëri i ka ndihmuar familjet në nevojë të kësaj ane, me një shumë të konsiderueshme. Ndihma e dhënë është në para.
Këtë ndihmë, mërgimtari Bytyçi, e ka dërguar përmes komunës, përkatësisht përmes kryetarit Ragip Begaj, derisa mjetet janë dërguar në adresat e caktuara të familjeve të jetojnë në kushte të rënda dhe kanë nevojë për përkujdesje.
Ditë më parë, ky mërgimtar, kishte ndihmuar katër familje, ndërsa tani ka ndihmuar edhe 20 familje të tjera, në prag të këtyre festave.
Me këtë rast, Begaj, e falënderon mërgimtarin Bytyçi dhe të gjithë mërgimtarët, si dhe humanistët tjerë, të cilët, në prag të këtyre festave, i kanë ndihmuar familjet në nevojë.