25-04-2024

RDK vendos flamur  me figurën e Skënderbeut, në qendër të Prizrenit

Me rastin e shpalljes së vitit 2018, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si vit jubilar, 550 vjetori i jetës dhe veprës së Skënderbeut, si Hero Kombëtar i Shqiptareve, sot Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, në kuadër të aktiviteteve të shumta, që po organizohen në Kryeqytetin historik ,në Prizren, ka bërë disa aktivitete, të cilat sado, përkojnë me datat e rëndësishme, që kanë ndodh ndër shekuj, gjatë ngjarjeve historike, ndërmjet datave 10 dhe 12 qershor.

 

Në kumtesën e këtij subjekti, thuhet se aktivitetet e sotme të RDK-së janë: shpalosja e një Flamuri gjigant tek ura e kaltërt, me figurën e Heroit kombëtar, dhe flamuri kombëtar në brendi të saj, si dhe vendosja e të njëjtit dizajn, në disa billborde brenda qytetit të Prizrenit, gjegjësisht në 3 hyrjet e rrugëve magjistrale në komunën tonë. Ato do të qëndrojnë gjatë tërë qershorit.

RDK ka vendosur, që të mos ketë logo brenda flamurit dhe bilbordeve, sepse sic thuhet nuk ka dashur ta politizojë Skënderbeun, si figurë historike kombëtare, siç ndodh rëndom nga subjektet tjera politike.

 

Asnjë koment

Comments are closed.