Mërgimtari nga Suedia i dhuron autoambulancë QKMF-së në Malishevë
Mërgimtari dhe humanisti Qazim Hoti nga Carralluka, i cili jeton dhe punon në Suedi, sot e ka sjellë një autoambulancë, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, e cila do të përdoret për nevojat e kësaj qendre mjekësore, njopfotn kumtesa komunale, transmeton Koha.net .
Dejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, në emër të institucionit që drejton, e ka falënderuar humanistin Qazim Hoti, për këtë donacion shumë domethënës për QKMF-në, e që do të përdoret në shërbim të pacientëve.
Humanisti dhe mërgimtari Qazim Hoti, sikur edhe e tërë familja Hoti nga Carralluka, që jetojnë dhe veprojnë në Suedi, njihen për veprat e tyre humane, të cilët në vazhdimësi ndihmojnë popullatën, në tërë vendin.