Merr formë stadiumi në Kukës
Me fokusin për ti dhënë ngarkesën e duhur fizike dhe teknike lojtarëve, por jo aq sa për ti penalizuar për një ndeshje kontinentale, Kukësi i dha fund fazës në Tropojë, por do të qëndrojë i grumbulluar deri në ditën e ndeshjes ndaj Slavias së Sofias. Verilindorët inspektuan së bashku me stafin dhe lojtarët, stadiumin e ri që po merr formë, e që do t’i japë fund shtegtimit në qytete të ndryshme të vendit.
“Penallti” për opozitën në Prizren
Skuadra e trajnerit Gega do të luajë në Europa Ligë ndaj ekipit bullgar Sllavia e Sofjes, mbrëmjen e 27 Gushtit në stadiumin Air Albania në një ndeshje me eliminim direkt që nuk ka favoritë. / Top Channel