26-04-2024

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një personi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e personit të kërkuar EGZON (Kamer) BACAJ i lindur më 10.02.1990  në Prishtinё.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale “Kultivim i bimёs së hashishit, shkurres së kokainёs ose bimёve tё kanabisit”, njofton Klan Kosova.

“Penallti” për opozitën në Prizren

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Asnjë koment

Comments are closed.