Mësohet identiteti i viktimës së 27-të nga koronavirus në Dragash
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila ishte me infeksionin Covid-19.
Viktima ka patur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese. Indeksonline mëson se viktima është Ylmije Tërshnjaku.
E ndjera ishte e shtrirë në repartin e hemodializës në Prizren.
63 vjeçarja nga Dragashi është viktima e 27-të në Kosovë nga koronavirusi./Indeksonline/