05-05-2024

Ministri Gashi u bën thirrje organeve të sigurisë ta ndalojnë Cecën të hyjë në Kosovë

Javë më parë asnjë sportist nga Serbia nuk ka mundur të hyjë në Kosovë pa marrë leje nga federatat sportive të Kosovës. Ndërsa, fatin si të sportistëve mund ta ketë edhe këngëtarja e njohur serbe Ceca. Kujtim Gashi po bën thirrje te organet e sigurisë që ta ndalojnë hyrjen e saj.

“Ministria u bën thirrje doganave dhe policisë që të mos lejojnë hyrjen e këngëtarëve për të mbajtur koncerte të kësaj natyre”, tha Gashi.

Sidoqoftë, vetë Ceca ka deklaruar se ndihet e lumtur për koncertin e nesërm në veri.

Koncerti pritet të jetë pjesë e protestave kundër taksës 100 për qind dhe në përkrahje të serbëve në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.