02-12-2024

Ministri Lekaj njofton për përmbysje dhe rrëshqitje në disa rrugë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se reshjet e shiut kanë bërë që disa rrugë të përmbyten dhe në disa vende të njëjtat të pësojnë edhe rrëshqitje të vogla.

Ai ka shkruar në Facebook se për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë, kanë nxjerrë në teren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare dhe po ashtu  një ekipë nga dikasteri i tij qeveritar është  në gjendje aktive për të monitoruar zhvillimet në rrugët magjistrale, rajonale e autostrada.

“Numrin që kemi patur në dispozicion gjatë ditëve të vështira të dimrit, i njëjti është prapë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë që Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë. 045656656. Bashkë e tejkalojmë edhe ketë situatë”, ka shkruar ai./express/

Asnjë koment

Comments are closed.