25-04-2024

Ministri serb: Haradinaj do të burgoset, nëse futet në Serbi

Asnjë protokol nuk do ta mbrojë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga arrestimi nëse futet në territorin e Serbisë.

Kështu ka deklaruar Ministri i Policisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, shkruan KontaktPlus, përcjell Klan Kosova.

Duke komentuar deklaratat e Haradinaj se ai ka një ftesë nga autoritet në Medvegjë për të bërë një vizitë atje dhe se kjo vizitë do të bëhet me protokoll dhe me lejen e Serbisë, Stefanoviq, ka thënë se mund të ketë vetëm një protokoll që do ta çonte Haradinajn drejt burgut, sipas tij, për t’u përgjigjur për krimet e rënda.

“Gjykatat tona e akuzojnë Haradinajn për krime të rënda, pra s’mund të ketë protokoll që e mbron atë”, ka thënë Stefanoviq.

Sipas tij, Haradinaj ka kryer krime kundër popullatë civile serbe, për çka edhe ka thënë se do të përgjigjet para drejtësisë serbe, duke shtuar në vendin e tij për vepra të tilla nuk ka falje./klankosova/

Asnjë koment

Comments are closed.