22-11-2024

Ministrja Dumoshi përkujton kryetarin e parë të FFK-SË, Agim Bytyqin

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, e ka përkujtuar kryetarin e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqin.
Sipas saj, kontributi i Bytyqit për futbollin në Kosovë dhe sportin në përgjithësi është i papërsëritshëm.

Postimi i plote:

E nderuar familje Bytyqi,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Kryetarit të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Bytyqit.

Kontributi i Agim Bytyqit për futbollin në Kosovë dhe sportin në përgjithësi është i papërsëritshëm.
Ai u angazhua vazhdimisht si në federatë si në Klubin Futbollistik “Liria” të Prizrenit, ku shërbeu si Kryetar për shumë vitë me përkushtimin maksimal.
Federatën e Futbollit, Bytyqi e kryesoi prej korrikut të vitit 1991, në kohë të vështira për futbollin e për Kosovën.

Sot, kur futbolli kosovar gëzon ditët e tij më të mira të njohjes ndërkombëtare dhe kur kemi kaq shumë futbollistë të denjë e të talentuar, kujtojmë me falenderim të gjithë ata që kontribuan e vecanërisht Kryetarin Bytyqi.

Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën e Futbollit të Kosovës, komunitetin sportiv në Kosovë dhe për të gjithë ata që patën rastin ta njohin!

Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës

Asnjë koment

Comments are closed.