Mjekët kosovarë po bëhen gati për Gjermani: Ministri gjerman vjen për rekrutimin e tyre
Ministri Federal i Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn do të qëndroj në Kosovë ku do të rekrutojë infermierë dhe doktor të ri në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Spahn, sipas ZDF po qëndron në Kosovë ku po planifikon rekrutimin e infermierëve të rinj nga Kosova për t’i sjellur në Gjermani.
Mungesa e madhe e stafit të doktorëve dhe infermierëve në Gjermani, ka bërë që zyrtarët gjerman të shohin Kosovë si vendi ideal për të rekrutuar studentë të rinj që kanë përfunduar mjekësinë, shkruan Gazeta Metro.
Madje në video thuhet se ka shumë persona nga Kosova që duan t’i bashkohen Gjermanisë për të punuar atje./gazetametro.net