24-11-2024

Mjekët nga Gjakova dyshohet se shitnin vezore jashtëligjshëm

Disa spitale në Kosovë po dyshohet se po përfitojnë shuma të majme duke bërë biznes me shit blerje e transplantim të Qelizave. Dje në Gjakovë, u arrestua gjinekologu Afrim Muhaxheri e një nga punonjëset e tij nën dyshimet e njëjta. Rasti si ky i Muhaxherit nuk janë të pakta në vend, shkruan Gazeta Express

Gjinekologu Afrim Muhaxheri e një nga punonjëset e ordinancës që ky i fundit ka në Gjakovë, Blerina Bojaj, u arrestuan dje nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘Transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe Qelizave njerëzore’.

Në spitalin e quajtur “Fati Im”, që ka ordinancë përveç Gjakovës edhe në Prishtinë e Prizren, pas hetimeve nga Sektori Qendror i Hetimeve – Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor e policinë, u organizua një aksion, që rezultoi me arresimin e Muhaxherit e motrës medicinale, Bojaj.

Dyshimet janë se qelizat e disa personave iu shitën në vlera shumë të mëdha të parave personave të tjerë, te të cilët bëhet transferimi i embrionit.

Kjo u bë e ditur edhe përmes një komunikate për media të dërguar nga Prokuroria Themelore  në Gjakovë.

“Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve-Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik në një spital në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Derisa, është bërë e ditur se përveç se arrestim të këtyre dy personave, janë sekuestruar edhe dokumentacione të ndryshme, lidhur me rastin që do të përdoren për procedura të mëtejme.

Gazeta Express mëson se gjinekologu i arrestuar ka mohuar para organeve të hetuesisë se ka bërë shitblerje me qeliza njerëzore, duke kundërshtuar këto akuza që rëndojnë mbi të, edhe pse mësohet se dyshimet janë të bazuara mirë.

Spitali ‘Fati Im’ është i lincencuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer edhe këtë shërbim.

Spitalet e licenura

Në vendimin e Qeverisë së Kosovës, ku është aprovuar koncept dokumenti për Fushën e Shëndetit Riprodhues dhe Ferilizim e asistuar, shkruhet se në Kosovë për shkak të mungesave të evidentimit nuk dihen përmasat e problemi me shëndetin riprodhues, derisa saktësohet se në disa klinika të licencuara nga MSH ofrohet edhe Fertilizimi i Asistuar Mjekësor.

Janë gjashte spitale në vend që kryejnë këtë shërbim, derisa tregohet edhe numri i personave që janë raportuar për fertilizim të asistuar.

Mirëpo, si duket gjinekologu Muhaxhiri nuk është hera e parë që ka probleme me drejtësinë. Dy vite më parë ndaj të njëjtit ishte ngritur  kallëzim penal nga një çift nga Malisheva.

Xhemajl dhe Shpresa Mazreku akuzonin gjinekologun e spitalit ‘Fati Im’ për mospërcjellje adekuate të shtatëzanisë që si pasojë solli lindjen me anomali të vajzës së tyre.

Sipas prindërve, malformimi i vajzës ishte vërejtur në ultrazë. Muhaxhiri pati thënë se ishin çifti ata që kishin refuzuar të kryenin një analizë gjentike që do të mund t’i jepte më shumë informata rreth gjendjes së fetusit.

Muaj më parë, policia e Kosovës pati kryer edhe disa operacione nëpër klinika nën dyshimet enjejta.

Kontrollimi në një klinikë private pati rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për këtë vepër penale. Pas vendimit të

Ndërkaq, në Cagllavicë një muaj më parë u arrestuan dy shtetas të huaj dhe një nga Kosova edhe këta nën dyshimet se kanë bërë transplant të kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore

Inspektorati i Shëndetësisë në anën tjetër, patën deklaruar se bëjnë inspektime dhe dipas nevojës aty ku ka dyshime për shkelje të ligjit bëhen inspektime specifike./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.