23-11-2024

Mjeku kujdestar flet për gjendjen shëndetësore e të plagosurit në Prizren

Tre persona janë plagosur për një parking në Prizren, njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Emergjencë.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora në një prononcim për “Indeksonline” ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e personit në fjalë.

Ai ka thënë se i njëjti është futur në operacion në kuadër të Klinikës Maksillofaciale, në prani të specialistëve të tjerë.

“Pacienti është sjellë prej Prizrenit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Emergjencë është reanimu, janë bërë të gjitha analizat biokimike, diagnotistika (CT-ja) i është bërë atje në Prizren, këtu te na pasi që është stabilizuar jemi konsultuar me kirurgun vaskular me të specialistin maksillofancial edhe specialistin e ORL-s dhe në fund është vendosur që të futet në operacion në kuadër të maksillofaciales në prezencën e specialisteve të tjerë”, ka thënë Bajgora për Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se momentalisht është jashtë rrezikut për jetë, por operacioni është operacion dhe është gjendje e rëndë, sipas tij, duhet të merren përgjegjësitë.

Ndryshe, incidentin në Prizren e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin në fjalë. Ata tashmë kanë arrestuar dy të dyshuar.

Ndërkaq, Njësitet relevante të policisë po merren me hetimin e rastit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.