25-11-2024

Modelja kroate rrezikon burgun, shkak veshja e saj në Katar

Fansja kroate dhe modelja e Instagramit, Ivana Knoll, rrezikon të marrë gjobë, madje edhe burg, për shkak të veshjes së saj në Katar.

Knoll, e cila ka mbajtur më parë kurorën e Miss Kroacisë, doli në stadiumin Al-Bayat për ndeshjen e parë të grupit të kombit të saj kundër Marokut, e veshur me një fustan.

Kjo veshje bie ndesh me ligjet e rrepta të Katarit, të cilat përcaktojnë se gratë nuk duhet të ekspozojnë mesin, shpatullat, gjunjët, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Si rezultat, modelja 30-vjeçare mund të goditet me një gjobë të konsiderueshme, me fansat që tashmë janë paralajmëruar për një dënim prej 2400 funteve. Disa zona në vend kanë rregulla më të rrepta se të tjerat, që do të thotë se Knoll mund të përballet edhe me burgim për shkeljen e këtyre ligjeve të mirësjelljes.

Ndërsa vetë Knoll ka qenë kritike ndaj turneut të këtij dimri – duke e quajtur atë një “katastrofë” dhe duke pasur “organizimin më të keq në histori” – modelja vetë është vënë nën kritika për pandjeshmërinë e saj kulturore.

Asnjë koment

Comments are closed.