26-04-2024

Moderna dhe Pfizer i dhanë shpresë botës, vullnetarët tregojnë për efektet anësore pas vaksinimit

Moderna dhe Pfizer sollën shpresa për afrimin fundit të pandemisë së koronavirusit, pasi njoftuan se vaksinat e tyre ishin përkatësisht 94.5 dhe 95% efektive. Ndërkohë, vullnetarët që kanë marrë vaksinat e mundshme, kanë folur për efektet anësore që kanë përjetuar.

Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, tha se ajo përjetoi vetëm efekte anësore të lehta.

Lexo Edhe:

Pesë të vdekur me Covid në rajonin e Prizrenit, 30 të infektuar

“Unë mora dy doza të vaksinës me katër javë diferencë. Krahu im ishte shumë i ‘lënduar’ të nesërmen, pas vaksinë, por përveç kësaj, unë personalisht nuk përjetova ndonjë efekt tjetër anësor”, ka thënë ajo.

Haller ishte personi i parë që mori një vaksinë të Moderna-s, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.

Ndërkohë banori i Kalifornisë, Daniel Horowitz, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.

Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se efektet anësore më të zakonshme janë një shenjë që trupi juaj po fillon të ndërtojë imunitet kundër një sëmundjeje.

Asnjë koment

Comments are closed.