25-04-2024

Prizren: Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia”

Për nder të festës së 28 Nëntorit është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në qendrën e madhe tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë.

Bekim Jashari tha se duhet ta duan njëri – tjetrin që të ecën vendi përpara.

“Urime festa e flamurit, dalja e UÇK-së! Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkpuntorët e “Abi Carshisë’ për ndërtimin e  kësaj shtatore. Ta duam njëri tjetrin që ta çojmë përpara këtë vend”, tha Jashari.

Ndërkaq, financimin e kësaj shtatore e ka bërë familja Fusha, nga Prizreni. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.