23-11-2024

Molliqaj tregon “recetën” e Vetëvendosjes që ia mundësoi ngritjen

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka dhënë një version nga perspektiva personale për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e viteve të fundit. Molliqaj, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se pakënaqësia e qytetarit me qeverisjen është reale, teksa vetëm Vetëvendosja ka arritur ta kuptimësojë këtë pakënaqësi, shkruan Gazeta Express.

“Analiza që po i bëhet Vetëvendosjes për ardhje në pushtet është goxha skematike. Ka një pakënaqësi reale në Kosovë, jo në kuptimin që është bë ma keq, po nuk është bë shumë ma mirë sesa që është pritë. VV e ka artikulu gabim pakënaqësinë. Nuk ka një artikulim tjetër që tregon gjendjen e mjerueshme dhe këto partitë ‘mainstream’, në diskurs janë bashkë”, ka deklaruar ai. Anëtari i PSD’së ka thënë edhe se Vetëvendosja e votoi Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm vetëm për poena politik.“Po të mos kishte shpalle të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese, Vetëvendosje nuk do të votonte buxhetin edhe sikur të kishte nevojë jetike. Ata nuk e kanë problem nëse buxheti është nda drejtë ose jo. Në momentin që kuptuan që mund të ketë edhe një troh përfitimi, atëherë u kthye në taktikë të tyre për përfitim”, ka shtuar tutje ai. /Gazeta Express/

 

Asnjë koment

Comments are closed.