Momenti kur ushtarët britanikë vrasin dy ushtarë të UÇK-së në Prishtinë, në Korrik 1999 (Video)
Më 2 korrik të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, që festonin 9-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës u qëlluan për vdekje nga forcat britanike në Prishtinë.
Të vrarët ishin Avni I. Dudi dhe Fahri N. Bici, që të dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në minutën 0:15 të videos shihet momenti kur njëri nga të vrarët ngrit dorën lart duke kërkuar ndihmë dhe bie pa ndjenja mbi veturë.
Një nga të vrarët që gjendej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e plagëve të marra, gjersa një tjetër ka ndërruar jetë në spital.
Nga incidenti patën mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë.
Sipas AP-së, nga i gjithë incidenti janë dëgjuar tetë të shtëna.
Në video shihet edhe një femër që ka qenë në vendin e ngjarjes, e cila konfliktuohet me forcat britanike për reagimin e tyre të tepruar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.