12-05-2024

Një sasi narkotikësh konfiskohet tek një person në qendrën e Prizrenit

Gjatë një kontrolli në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 22:30 tek një person është konfiskuar një sasi e dyshuar e marihuanës.

Sipas policisë, njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin (K-Shqiptar) dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe prej 3.04.gr.

Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit ku janë gjetur  dhe konfiskuar edhe 3.90 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.