24-11-2024

Mosrespektimi i afateve kohore lë në gjysmë objektin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë

Autoritetet komunale të Suharekës, të enjten, kanë njoftuar shkëputjen e kontratës për projektin e ndërtimit të shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”, shkruan sot Koha Ditore.

Guri themeltar për këtë projekt ishte vënë në vjeshtën e vitit 2017, por godina nuk është ndërtuar ende. Në njoftimin lidhur me këtë çështje është thënë se operatori ekonomik nuk i ka respektuar afatet kohore dhe se i ka shkelur kushtet e kontratës.

Njoftimi për shkëputjen e kontratës është bërë publik nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.

“Është shkëputur kontrata për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi”, si rezultat i mosrespektimit të afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontratës, si dhe mosrespektimit të projektit”, ka bërë të ditur Muharremaj, përmes një postimi në rrjetet sociale…

Asnjë koment

Comments are closed.