Mot stabil edhe të premten, të shtunën ulen temperaturat
Kohës së mirë me temperatura të larta që mbizotëroi mbi këtyre ditëve, po ju vie fundi.
Kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i Kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shfaqen ditën e premte, për të vazhduar edhe gjatë vikendit.
Rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënien e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënie, sërish mbetet mbi vlerat e normales.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, ku në disa vende në Dukagjin mund të arrijë deri në 15m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, kjo shpejtësi parashihet të arrijë deri 12m/s”, thuhet në raportin e IHMK-së.