Moti deri të hënën
Në rajonin e Prizrenit, sikur edhe në vendin tonë, gjatë ditëve të ardhshme meteorologët parashohin të vazhdojë një mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 3 C deri në 6 C, e maksimalet nga 19 – 22 C.
Sot parashihet mot i mirë, kryesisht me diell.
Të shtunën e të dielën, mot i mirë, kryesisht me diell, e të dielën gjatë ditës priten edhe vranësira kalimtare.
Gjatë të hënës parashihet mot kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.