Moti gjatë fundjavës

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën më të madhe të vendit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të së shtunës. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe kthjellime.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius (ditën e diele).

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje të lehtë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. /GazetaePrizrenit.net /