Moti gjatë fundjavës

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14 C në 7 C, e maksimalet nga 28 C në 19 C, të shtunën, ndërsa të hënën edhe deri në 17C.

Sot paradite do të jetë mot kryesisht me diell. Pasdite priten shtrëngata me shi, e në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu.

Të shtunën herët në mëngjes, vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e në mbrëmje priten kthjellime, më ftohtë. Të dielën mot pjesërisht i vranët.