16-05-2024

Moti gjatë javës

Sot pritet të mbajë mot me i nxehtë dhe kryesisht me diell. Fushat e presionit të lartë dhe vala e të nxehtit që kanë kapluar Evropën perëndimore gjatë kësaj jave do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke kushtëzuar mot të nxehtë dhe kthjelltë.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-6 m/s. Shtypja atmosferike do të jetë stabile mbi vlera normale.

Të mërkurën dhe të entjen, pritet  mot i nxehtë, kryesisht me diell, e gjatë ditës pjesërisht vranët.

Të premten pritet mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15 C deri në 17 C, e maksimalet nga 30 C deri në 32 C.

Asnjë koment

Comments are closed.