Moti gjatë javës

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në tërë vendit tonë gjatë kësaj jave parashihet të vazhdojë moti i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Vendi ynë mbetet nën ndikimin zonave më stabile anticiklonike, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Sipas parashikimeve të fundit, pas datës 23 dhe 24 shtator, ka tendenca të përkeqësimit të motit me depërtimin e masave të ftohta ajrore që do të zbresin ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare.

Prej sot e deri të premten parashihet një mot i mirë, kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Weather Temperaturat e ajrit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 8C deri në 11C, e maksimalet nga 26C deri në 28C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare lindja dhe verilindja 1-5m/s.