Moti gjatë pesë ditëve

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm edhe gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo gjendje do të krijojë kushte për mot të qetë përjashtuar ditën e marte, ku vende-vende mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26-33 gradë Celsius.

Në njoftim thuhet se temperaturat mbi 30 gradë, parashihen në pjesën e dytë të javës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet./GazetaePrizrenit.net