19-04-2024

Moti gjatë pesë ditëve

Pesë ditët e ardhshme mbi vendin tonë parashihet të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Pasditen e së hënës, vranësirat do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Reshje shiu parashihet të ketë edhe ditën e marte dhe të enjte. Temperaturat minimale do të shënojnë rritje krahasuar me minimalet e ditëve të fundit, ndërsa temperaturat maksimale mbeten pothuaj konstante me ditët paraprake.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, ndërsa reshjet e shiut do të ndikojnë pozitivisht në fushën e bujqësisë, sidomos për përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.