24-11-2024

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte parashihen të sjellin kushte për reshje të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat minimale të hënën do të lëvizin ndërmjet 11-27 gr. Celsius, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në vend, temperaturat minimale do të ulen dukshëm krahasuar me javën e fundit, duke bërë që minimalet të bien deri në 7 gradë Celsius, e gjatë fundjavës deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-30 gr/C.

Dita e martë parashihet të shënojë maksimalet e ditës deri 30 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte, parashihet të jetë më e freskëta me vetëm 16 gradë.

Të mërkurën do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të përcjella me shkarkesa elektrike dhe reshje të izoluara shiu, duke u përsëritur edhe ditën e enjte.

Kushtet biometeorologjike mbeten të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, pasi që indeksi UV nuk do të shënojë vlera ekstreme apo edhe shumë të larta./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.