Tutje, theksohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.
“Këto temperatura negative do të krijojnë ngrica të dobëta në orët e para të ditës dhe kërkohet kujdes nga pjesëmarrësit në trafik, sidomos në viset kodrinore-malore, ku prezenca e diellit është më e kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri e fuqishme. Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike gjatë kësaj periudhe pesëditëshe të parashikimit. Në bazë të parashikimeve afatgjate, muaji mars premton reshje të bollshme atmosferike”, përfundon njoftimi./k.net