25-04-2024

Haxhiu: Punën e koordinatorit Hoti e ka lavdëruar edhe Mytaher Haskuka

Në Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se në Komision shpeshherë është kritikuar puna e koordinatorit, por tha se punën e tij e kanë lavdëruar edhe kryetarë të komunave të VV-së.

“Për mua është e pasinqertë, sepse kam parë shkresa nga secili kryetar i komunave, përfshirë edhe ata të VV-së, kryetarin e Prizrenit, që ka pas thur fjalë miradije. Zoti Hoti i ka sjellë ato shkresa në komision”, ka thënë Haxhiu.

Dy partitë e qeverisë, LVV dhe LDK, Haxhiu tha se pas shkarkimeve, nisën të emërojnë sekretarë nëpër ministri që janë 100% politikë, duke iu referuar emërimit të anëtarit të LDK-së, Agim Bërdynës në MASHT nga ministrja Hykmete Bajrami.

Asnjë koment

Comments are closed.