Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, ditëve në vijim parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, i kthjellët dhe me diell. Në fillim të javës rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon që do të kthejnë sërish temperaturat verore
Në pjesën e dytë të javës, masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon ku do të zbresin ndjeshëm temperaturat në të dy vlerat ekstreme, e priten mundësi edhe për reshje shiu.
E shtunë – Mot i mirë, i kthjellët dhe me diell
E diel – Mot i mirë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.
16.09-17.09 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.
18.09 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimalet do të lëvizin nga 10 C deri 14C, e maksimalet nga 26-30 C.
Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga verilindja 2-6m/s.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, por gradualisht pritet të pësojë rënie nga mesi i javës së ardhshme.