30-04-2024

Moti sot

Në Prizren e rrethinë sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit tonë parashihet të mbajë mot relativisht me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius.

“Qarkullimi i masave të ajrit do të jetë i dobët dhe do të ndikoj negativisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, ndërsa pasdite nga juglindja”, njofton IHMK.

Asnjë koment

Comments are closed.