Moti sot
Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën më të madhe të vendit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht në perëndim mund të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të shënojë rënie. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK. /GazetaePrizrenit.net