20-04-2024

Moti sot

Gjatë ditës së sotme, në Prizren dhe në vend do të jetë mot i vranët, me shi dhe me intervale me diell. Vranësirat  do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të shënojnë rritje krahasuar me minimalet e ditëve të fundit, ndërsa temperaturat maksimale mbeten pothuaj konstante me ditët paraprake.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Asnjë koment

Comments are closed.