Moti sot

Ditëve në vijim do të favorizohet mot stabil dhe pa të reshura.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme pritet të mbretërojë mot i ftohtë, e ditën e mërkurë rryma ajrore të ngrohta nga Mesdheu dhe Evropa Qendrore do të rrisin lehtë temperaturat maksimale rreth vlerave mesatare.

Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e mëngjesin e ditës së mërkurë në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -7 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 3 gradë celsius.

Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditës së sotme do të luhaten rreth vlerave mesatare, e me qetësimin e erërave pritet të kalojnë në të pashëndetshme.