29-11-2024

Moti sot

Sot në vendin tonë pritet të ketë vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

IHK nuk eviton as mundësinë e vërshimeve gjatë ditës së sotme dhe të nesër.

“Nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa qendrore dhe verilindore e vendit, mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim” thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.