22-11-2024

‘Mrekulli në fatkeqësi’- shpëtohet foshnja nga barku i nënës së vdekur në Gaza

Sabreen ishte e vdekur para se ta shikonte apo ta mbante foshnjën e saj, shkruan BBC.

Nëna e re e kishte mbajtur për shtatë muaj e gjysmë të shtatzënisë. Kishin ditë dhe netë me frikë, por Savreen shpresonte se fati do t’i printe familjes deri në përfundim të luftës.

news image

Ky fat u shua nga shpërthimi një orë para mesnatës së 20 prillit.

Izraelitët lëshuan një bombë në shtëpinë e familjes al-Sakani në Rafah. Në këtë shtëpi Sabreen po jetonte me bashkëshortin dhe vajzën tjetër. Ishin në gjumë.

Sabreen pësoi lëndime të rënda dhe burri Malaku mbeti i vrarë në vend, por foshnja ishte e gjallë në barkun e nënës në momentin kur ekipet e shpëtimit arritën te shtëpia e tyre.

E dërguan me shpejtësi në spital. Doktorët shpëtuan foshnjën nëpërmjet prerjes cezariane.

Sabreen nuk mund të shpëtohej, por doktorët ngjallën foshnjën nëpërmjet prekjes së butë në gjoksin e saj.

“Ka lindur me disa probleme respiratore”, ka thënë doktori Mohammed Salama.

Foshnja peshonte vetëm 1.4 kilogram. Arriti të shpëtonte.

Në një copë letër, doktorët kanë shkruar “foshnja e martires Sabreen al-Sakani”. Menjëherë është vendosur në inkubator.

“Mund të themi se ka progres në shëndetin e saj”, ka thënë Salama.

Nuk kishte prindër për t’i lënë emër foshnës. Motra e saj, tani e vdekur, donte që ajo të quhej Rouh që do të thotë “shpirt” në gjuhën arabe. Mirëpo ajo ka marrë emrin e nënës, në kujtim të saj.

Gjyshja e saj ka folur për padrejtësinë dhe masakrën që po u bëhet njerëzve të cilët “nuk po bëjnë asgjë”.

“E bija ishte shtatzënë dhe po mbante fetusin në trupin e saj. Me të ishte edhe djali im”, ka rrëfyer ajo.

Që prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, në Gaza janë vrarë më shumë se 34 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë.

Asnjë koment

Comments are closed.