27-11-2024

“M’u shkatërrua jeta”, thotë familjari pasi shkaktari i aksidentit ku vdiqën 5 veta u dënua me 3 vjet e gjysmë burg

Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin e shkaktarin e aksidentit ku vdiqën 5 persona.

Ky ishte reagimi i parë kur atij iu shqiptua dënimi prej 3 vjet e gjysmë burgim.

Familjarët e 4 viktimave të aksidentit që ndodhi në korrik të vitit të kaluar në Rahovec, nuk ishin aspak të kënaqur me dënimin që e mori Durak Hoxha, shkaktari i aksidentit.

E pas ankesës në Gjykatën e Apelit, gjatë ditës së enjte u mbajt seanca dëgjimore për këtë rast.

Të dëmtuarit Familja Jupolli e avokati mbrojtës i të dëmtuarës familjes Lahu, Halim Koliqi,  kërkuan nga trupi gjykues, rritje të dënimit për shkaktarin e aksidentit.

Ndërkohë, shkaktari i këtij aksidenti Durak Hoxha, mungoj në këtë seancë.

Por, prezent ishte avokati i tij Durim Nevzati.

Edhe ai ka parashtruar ankesë pranë Gjykatës së Apelit, ndërsa në seancë kërkojë që të veprohet bazuar në ankesën e tyre, që ka të bëjë me rishqyrtimin e rrethanave të aksidentit.

Kryetari i Trupit Gjykues, Hashim Çollaku, tha se aktvendimin final do ta marrin gjatë ditëve në vijim nga shkalla më e lartë e Gjykatës.

Ndërkohë Islam Jupolli, babai i viktimës të aksidentit, Lulzim Jupolli, thotë se vdekja e djalit ia shkatërroi jetën.

Jupolli thotë se as dënimi maksimal prej 8 vitesh që parashihet me ligj, nuk është i mjaftueshëm për shkaktarin e aksidentit.

Aksidenti fatal kishte ndodhur me 26 korrik të vitit 2019, ku kishin humbur jetën 5 persona, e bashkë me ta edhe gruaja e Durak Hoxhes, Bademe Hoxha.

Asnjë koment

Comments are closed.