23-11-2024

Muharremaj kërkon nga drejtorët dorëzimin e KAB-it brenda afatit

Kryetari i Komunës së Suharkekës, Bali Muharremaj, sot  ka kërkuar nga drejtorët komunal, që t’a dorëzojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore në kohë të rregullt.

 

Ai këtë e ka bërë, gjatë mbledhjes së rregullt javore të Këshillit të Drejtorëve, në të cilën është diskutuar edhe për punët që janë duke u kryer dhe si kërkesë të veçantë ka pasur manifestimin e Ditës së Çlirimit “13 Qershori”, në mënyrë që ajo të organizohet si është më së miri.

 

Në njoftimin zyrtar të komunës, thuhet se nga drejtorët është kërkuar që secili t’i përfundoj punët me një angazhim maksimal.

 

Anëtarët e këshillit, që njëherësh llogariten si këshilltar të kryetarit, kanë raportuar secili për aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar nëpër sektorët të cilët ata i udhëheqin.

Asnjë koment

Comments are closed.