Muharremaj merr vendim, këto hapësira në Suharekë do të lirohen si vedparkim për mërgimtarët
Komuna e Suharekës do të vendosë disa hapësira publike në shfrytëzim si parkim për mërgimtarët.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Hapësirat që do të lirohen për shfrytëzim janë oborri i shkollës “7 Marsi!, si dhe ajo e vendparkimit përballë Parkut të Dëshmorëve.
Ky vendim do të vlejë nga nesër, 20 dhjetor, deri më 15 janar, shkruan IndeksOnline.
Ky është vendimi që mori kryetari Muharremaj: