26-11-2024

Muhaxheri: Në seancën e ardhshme kalon ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK -së, njëherësh kryetari i komunës së Pejës, në “Debat Plus” ka thënë se në Kuvend po ka mungesë votash për votimin e ligjit të Rimëkëmbjen Ekonomike për shkak të deputetëve të infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

“Nuk jam i informuar që ka probleme serioze me Listën Serbe, qeveria po shpreson se do të kalohet në seancën e ardhshme Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe buxheti, ndërsa problemet e tjera pritet të lindin më vonë për çështje tjera”, tha ai.

 

Nënkryetari i LDK-së u shpreh i bindur se në seancën e ardhshme të Kuvendit, Qeveria do të ketë votat e mjaftueshme që të kaloj Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

 

“Kjo është problematikë e koalicionit por në mundësinë tjëetër nuk kemi alternativ, ky koalicion është e vetmja alternativë që të kalohet ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe buxheti, e në ditët në vijim të shikohet për problematikat tjera.

Unë besoj që kryeministri ka pasur vullnet të diskutoj me partitë opozitare që të kalojë këtë. Sipas informative që kam në seancën e ardhshme Qeveria do t’i ketë votat që ta kaloj këtë ligj, mirë do të ishte që të kaloj edhe buxheti”, tha ai.

Ndryshe, kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premten, më 27 nëntor 2020, në orën 10:00, për të shqyrtuar dhe votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.