23-04-2024

Nё Ditёn e Poezisё nё pёrkujtim tё poetit, profesorit, vёllait tim Faik Beqaj

Më 21 mars shënohet Dita Botërore e Poezisë, e cila është shpallur që nga viti 1999 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Në kontesktin e kësaj dite, në përkujtim të poetit prizrena ( të ndjerë prej afro tri dekadash) , profesorit Faik Beqajt, vëllai i tij, profesori e krijuesi Gazmend Beqaj ia kushtoi një poezi:

Pёrsёri jam me ty
Mbi kokёn tёnde nё heshtje varri
Tё flas pёr urtinё e kohёs sё shkuar
tё flas pёr zhgёnjimin e ditёve qё po vijnë
e kujtimet egёr mblidhen nё mu…

Pёrsёri jam me ty
duke ngulfatur dhimbjen
dёgjoj klithjen e thellё tё kohёs …
Dhe mё bёhet se nё heshtje flasim
si dikur nё netёt e vona
pranё gotave plot me raki
kur sillnim nëpër mend vashat
qё kurrё s’i bёmё nuse…

Ehh, vёllaçko!
Sa ёndrra tё bukura
ngecёn udhёve tё fatit…
E kujtimet egёr mblidhen nё mu
me vargun e pёrlotur
qё mallshёm ndjek nёpёr jetё
hijen e Poetit!

 

Asnjë koment

Comments are closed.