Napoli “blindon” Hysajn
Afrim lojtarësh për të përforcuar skuadrën, shitje por edhe rinovime. Napoli mbetet aktiv në merkato, por një çështje me rëndësi te nënkampionët e Italisë është cilësuar edhe e ardhmja e mbrojtësit Elseid Hysaj.
Ky i fundit pohoi se bisedoi me klubin rreth planeve për Hysajn dhe të ardhmes, duke bërë të ditur se gjithsesi palët nuk e kanë me nxitim që të rinovojnë kontratën aktuale që përfundon në vitin 2021. Giufreddi saktësoi se nëse Napoli do ti propozojë zgjatjen e marrëveshjes, patjetër që palët do të uleshin të bisedonin, sepse Hysaj kërkon të tregojë që është i fortë edhe në fazën ofensive dhe se mund të paraqitet mirë edhe pa trajnerin Sarri.
Negociatat për rinovimin e kontratës së Hysajt janë shtyrë për në muajin shtator, kur përfaqësuesi i lojtarit kuqezi dhe drejtuesit e Napolit do të zhvillojnë një tjetër takim. Plani i klubit të Serisë A është që ta “blindojë” mbrojtësin shkodran, me një kontratë afatgjatë deri në vitin 2023. Në anën tjetër, menaxheri i kuqeziut pretendon nga klubi heqjen e klauzolës me vlerë 50 milionë euro për prishjen e kontratës, si edhe rritjen e pagës.
Aktualisht Elseid Hysaj përfiton diçka më tepër se 2 milionë euro në sezon, ndërsa në kontratën e re, në rast se palët gjejnë gjuhën e përbashkët, rroga e mbrojtësit pritet të shkojë në shifrën 2,5 milionë euro./ TCH