02-11-2024

Përkujtohen dëshmorët: Nexhat Fanaj, Beamir Memaj dhe Ajdin Rramanaj

Me nderime, të shtunën janë përkujtuar dëshmorët e kombit Beamir Memaj, Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj, në 20 vjetorin e rënies së tyre heroike. Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë ku prehën të qetë të rënët për Liri, Beamir Memaj, Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rrahmanaj, ishin të pranishëm familjarë të tyre, miq, invalid e veteran të luftës , drejtues të degës së OVL të UÇK-së dhe zyrtarë të lartë të komunës së Prizrenit.

 

Nënkryetari i komunës, Eshref Memaj, tha se , të rënët për Liri janë bazamenti më i fuqishëm për krijimin e shtetësisë së Kosovës. Deputeti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, dhe kryetari i RDK-së, Adrit Krasniqi, thanë se të rënët në Betejën e Buçes na obligojnë t’i kujtojmë për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës, për të cilen u sakrifikuan Beamiri, Nexhati dhe Ajdini.

 

Bashkëluftëtarët e dëshmorëve, Ismet Zyberi dhe Sami Berisha, rrëfyen për momentet e betejës që u zhvillua në Buçe të Dragashit, kur ranë heroikisht në fushën e nderit Beamiri dhe Nexhati, ndërsa ata vet u plagosen gjatë luftimeve me armikun, të cilit i shkaktuan humbje të mëdha duke vrarë edhe oficerin e lartë të tyre, Bojan Deniq. Familjari i dëshmorit, Beamir Memaj, Adili, tha se sot në 20 vjetorin e rënies, familja ndjehet krenare që ia dha lirisë së Kosovës dhe idealit për bashkim kombëtar njërin nga djemtëe saj më të mirë, dhe kërkoi nga institucionet që të përkujdesen më shumë për familjarët e dëshmorëve, sidomos atyre që janë në moshë më të re.

 

Gjithashtu sot janë bërë homazhe edhe në varrin e dëshmorit, Ajdin Rrahmanaj, i cili kishte rënë në altarin e lirisë me 14.05.1999. Dëshmorët, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, kanë rënë heroikisht me 28.07.1998 në luftimet me forcat armike në malin e fshatit Buçe të Dragashit, gjatë tentimit për të futur armatim në Kosovë nga Shqipëria. /tvprizreni.com/

 

Asnjë koment

Comments are closed.