“Nata e qefit në Prizren”, këngë që mblodhi artistët prizrenas në një projekt të përbashkët
Mes vendeve më mbresëlënëse në territorin e Republikës së Kosovës, patjetër që është edhe qyteti me bagazh të thellë historik – Prizreni.
Së fundmi për nder të këtij qyteti, është publikuar një video projekt muzikor, titulluar “Nata e qefit në Prizren”, që trajton temën e kënaqësive që mund t’i përjetosh gjatë mbrëmjes në këtë qytet.
“Nata e qefit në Prizren” është një këngë e kënduar nga artistët më me nam nga Prizreni, të tillë si; Hekuran Krasniqi, Besnik Nukrollari, Neki Emra, Dardan Gjinolli, Denik Prizreni, Egzon Pirenci, Besmir Shishko e Togla Kazaz.
Për muzikën e këngës është përkujdesur, artisti, Hekuran Krasniqi, i cili po ashtu në bashkëpunim me Ismet Behxhetin, kanë shkruar edhe vargjet e tekstit së këngës.
Kënga është shoqëruar edhe me video klip përmes, i cili është xhiruar në qendrën e qytetit të Prizenit.
Ndërkohë, që në momentet e para të publikimit, kënga është mirëpritur nga fansat e artistëve pjesëmarrës, e sidomos ata që jetojnë ose janë me prejardhje nga ky qytet.
/Albanianpost.com