NATO: Urgjente që përgjegjësit për sulmin e Banjskës të dalin para drejtësisë, Serbia të ndihmojë në sigurimin e kësaj
“Një vit pas sulmeve në Zveçan dhe Banjskë, është urgjente të sillen përgjegjësit para drejtësisë dhe NATO shikon nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë, KFOR-i synon të sigurojë që sulme të tilla të mos përsëriten. Është e rëndësishme që të dyja palët të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara të cilat mund të nxisin tensionet, të rrezikojnë sigurinë ose të rrezikojnë ushtarët e KFOR-it. NATO vazhdon të mbështesë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të arritur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.