Ndalohen 4 persona në Prizren
Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 25 persona në gjithë Kosovën, prej të cilëve 4 në Prizren.
Ndalimi i tyre u bë si rezultat i moszbatimit të vendimeve të marra nga ana e institucioneve për parandalim të përhapjes së COVID-19.
Nga 25 të arrestuar, 15 prej tyre u arrestuan vetëm në Mitrovicë, 3 në Prishtinë, 2 në Gjakovë dhe 1 në Pejë.
Në Komunën e Prizrenit 1 personështë ndaluar në fshatin Korishë dhe 3 të tjerë, në Rrugën Brigada 125.
Komunikata nga policia:
Fshati Korishë, Prizren 17.05.2020 – 12:35. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Rr. Brigada 125, Prizren 17.05.2020-14:05. Tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në stacion policor pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar masat e marrura nga Ministria e Shëndetësisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.